Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që ta lë deputetin aktual të saj, Agim Veliun jashtë listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kjo shihet në listën me 110 kandidatë që LDK e publikoi pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm.
LDK ka gjithsejt 6 kandidatë për deputetë nga Podujeva. Arjeta Salihu, Mustafe Abazi, Fehmi Zeqiri, Fatlume Jaha, Qendrim Softolli dhe Valon Demolli janë kandidatët që vijnë nga ky qytet e garojnë nën logon e LDK-së, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.