20 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

Agim Veliu nuk është në garë për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit

- Advertisement -

Agim Veliu nuk do të jetë pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka reaguar ndaj raportimeve në medie konkretisht pas lajmit të publikuar “ekskluzivisht” nga Indeksonline se ai do të jetë në garë për deputet nga radhët e AAK.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë forcë që mund ta largojë atë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Madje, ka thënë se meqë është kohë fushate dyshon se ky lajm është i porositur.

“Një lajm i rremë i publikuar nga Indeksonline, se kinse unë do të jem në listën e kandidatëve për deputet të AAK-së shpejt është shpërndarë nëpër portale. Një lajm i tillë në kohë fushate,  përveç që është i rremë, më bën të dyshoj se është i porositur nga ata që duan ta atakojnë personalitetin tim dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës. Por, për të gjithë ata që pretendojnë që në çfarëdo forme të më shohin jasht LDK-së, e kam një porosi: askush dhe asnjë forcë nuk mund ta largojë Agim Veliun nga LDK-ja. Nëse ju mungojnë klikimet dhe ju duhet të bëni lajme sensacionale, merruni me ata që i ndërrojnë partitë më shpesh se kostumet! Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Raportimi i Indeksonline është pasqyruar edhe në gazetën Scanner, por  është përmirësuar.
P.S: Përmirësimi i këtij lajmi është bërë pasi është identifikuar si lajm false nga platforma “Kryptometër” – Kallxo.com.

Të ngjashme

Të fundit