Home Lajme Agim Veliu lëshoi Kuvendin zgjedhor kur kuptoi që Ekrem Hyseni ka fituar me 90 vota

Agim Veliu lëshoi Kuvendin zgjedhor kur kuptoi që Ekrem Hyseni ka fituar me 90 vota

0

Ekrem Hyseni, ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, është zgjedhur kryetar i LDK-së në këtë komunë.

Kjo i dha fund përpjekjeve të ish-kryetarit shumëvjeçar të partisë dhe të komunës, Agim Veliu për t’u rikthyer në ‘fron’.

Gazeta Express ka kuptuar se Veliu e ka lëshuar sallën e Kuvendit zgjedhor pasi ka kuptuar që Hyseni ka fituar me 90 vota.

Në vitin 2020, Veliu ishte emëruar Ministër i Brendshëm në Qeverinë Kurti I, për t’u shkarkuar në mënyrë spektakulare, shkarkim që çoi në rënien e qeverisë.

Veliu për vite me rrallë ka qenë figura kyqe LDK-së në Podujevë, si dhe e ka drejtuar këtë komunë. Ndikimi i tij ishte për dhjetëra vite me radhë jashtëzakonisht i madh edhe në LDK në nivel nacional.

Exit mobile version