20 C
New York
Tuesday, April 15, 2025

Buy now

Agim Shahini dhe Shkëlzen Jusaj në Peregrin: Konsulenca Profesionale në Fokus

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB),  Agim Shahini, së bashku me biznesmenin e njohur, pronarin e Petrol Company, Shkëlzen Jusaj, kanë vizituar sot zyrat e kompanisë Peregrin Acounting &Consulting, ku janë pritur nga drejtori i kompanisë Sami Mazreku.

Gjatë këtij takimi miqësor dhe profesional, është diskutuar për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndërmjet AKB-së dhe Peregrin Acounting &Consulting, me fokus në përkrahjen e bizneseve vendore, shkëmbimin e përvojave dhe nxitjen e investimeve të qëndrueshme në Kosovë.

Palët janë pajtuar që në të ardhmen të koordinojnë veprimtaritë dhe iniciativat për zhvillim ekonomik, duke e parë konsulencën profesionale si një nga shtyllat kyçe për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend.

Pas takimit drejtori i Peregrin Acounting &Consulting z.Sami Mazreku ka thënë se ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërlidhjes më të ngushtë mes Institucioneve përfaqësuese të bizneseve dhe sektorit të konsulencës profesionale, duke krijuar një platformë të re bashkëpunimi në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe inovacionit në treg.

Peregrin Accounting & Consulting është një kompani e cila ofron shërbime të kontabilitetit dhe konsulencës financiare për biznese dhe organizata në Kosovë.

Të ngjashme

Të fundit