Agim Nura dhe Bakir Burri kanë marrë mbështetjen unanime të delegatëve të Lidhjeve Rajonale të Futbollit të Gjakovës, përkatësisht të Pejës, për t’u propozuar si kandidatë për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për mandatin 2026–2030, ka njoftuar presidenti i FFK, Agim Ademi.
Propozimet e tyre pritet të formalizohen në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, i cili do të mbahet më 5 shkurt.
Mbështetja e delegatëve vjen si rezultat i punës dhe angazhimit të vazhdueshëm të Nurës dhe Burrit në shërbim të klubeve dhe zhvillimit të futbollit në rajonet përkatëse, kontribut që është vlerësuar lart nga strukturat rajonale të futbolli
Postimi i plotë:
Agim Nura dhe Bakir Burri kanë marrë sot mbështetjen unanime të delegatëve të Lidhjeve Rajonale të Futbollit të Gjakovës, përkatësisht të Pejës, duke u propozuar si kandidatë për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së për mandatin 2026–2030.
Propozimet e tyre do të formalizohen në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, që do të mbahet më 5 shkurt.
Ky rikonfirmim vjen si rezultat i punës dhe angazhimit të vazhdueshëm të tyre në shërbim të klubeve dhe zhvillimit të futbollit në regjionet përkatëse, angazhim që është vlerësuar lart dhe është shpërblyer me mbështetje nga delegatët.






