Agim Bahtiri, e ka shërbyer veten me disa “biseda odash” të ish-veprimtarit të madh shqiptar, Anton Çetës, për t’i dërguar një mesazh Kryeministri të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili përdori Kanunin e Lekë Dukagjinit si referencë ndaj Kryemninistri të Kosovës, Albin Kurti, se edhe “hasmi pritet në shtëpi”.
Bahtiri këtu i ka përvjelur mëngët për të krijuar një përgjigje përmes fjalëve të Anton Çetës. Edi Rama vështirë se do të mund të rikuperohet nga ky “mesazh” i Bahtirit.
Po ua lëmë juve lexues të dashur të lexoni ‘perlën’ e akademik Bahtirit.
Statusi i plotë:
Biseda me profesor Anton Çetta nuk kishte fund. Në odën e burrave, dikur, doli një zë burri duke e pyetur profesorin:
– “Profesor, kur duhet të vritet vëllai…?” – dhe në odën e burrave për një çast u shtangën të gjithë dhe, mezi prisnin se çfarë do të thoshte Njeriu i Udhës së Kombit Shqiptar🇦🇱🇽🇰…?
Për një çast profesor Çetta, tymosi ngadalë cigarën dhe me shikimin e tij burrëror, nisi të përgjigjej për pyetjen, që, shumë prej nesh për herë të parë e dëgjonim…!
📌 – Vëllai nëse e kërkon shtëpinë, jepjani…!
📌 – Vëllai nëse e kërkon livadhin, jepjani…!
📌 – Vëllai nëse e kërkon malin, jepjani…!
📌 – Vëllai nëse kapërcen murin e turpit, faleni…! – thoshte në mes rreshtave të refrenit profesor Çetta në odën e Llapit.
Dhe, sërish e ndezi cigarën dhe përmes tymosjes nisi të flasë:
📌 – “Por, nëse vëllai ka bërë tradhëti, hane drekën e fundit me të …, kur vjen në pyetje Kombi, Atdheu” – ishte fjala e profesor Anton Çetta.
• Në këtë citim, ky burrë i madh kishte përmendur diçka më të rëndë kur vjen ne pyetje tradhëtia, por unë nuk dua ta përmendë, sepse secili që e ndien vetën shqiptar sikurse edhe trimi Çetta, nuk dëshiron që të vie puna për t’i shndërruar në vepra këto fjalë të vërteta të këtij njeriu të madh sepse çdo shqiptar i vërtetë e do bashkimin e jo hasmërinë, por mëqenëse dikush po merret me Kanunin e Lekë Dukagjinit, atëherë duhet t’i rikujtojmë këto fjalë sepse Anton Çetta nuk ka qenë simbol i thirrjes për ndarje e tradhëti por për bashkim e besnikëri.
Shqiptarët duhet të jenë bashkë dhe më të fortë se kurrë, e jo ta tradhëtojnë njëri-tjetrin! •
AB