Home Lajme Agim Bahtiri me thirrje për qytetarët: Është koha për tubim madhështor për hapjen e Urës së Ibrit

Agim Bahtiri me thirrje për qytetarët: Është koha për tubim madhështor për hapjen e Urës së Ibrit

0
Agim Bahtiri me thirrje për qytetarët: Është koha për tubim madhështor për hapjen e Urës së Ibrit

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, po kërkon përkrahjen e qytetarëve.

Kjo për ta thirrur një tubim madhështor për hapjen e Urës së Ibrit.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Mendoj se është koha për të organizuar një tubim madhështor, në të cilin, qytetarët e Veriut dhe Jugut të Mitrovicës, njëzëri kërkojnë hapjen e Urës së Ibrit, sepse kjo Urë është e mbyllur padrejtësisht dhe si e tillë po cenon lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Çdoherë bashkarisht me ju kemi vendosur për gjithçka sa i përket qytetit tonë, andaj ju lutem përcaktohuni nëse jeni PRO mbajtjes së këtij tubimi, rrjedhimisht PRO hapjes së Urës.

Shperndajeni që ta shohin edhe të tjerët.

AB

Exit mobile version