-3.8 C
New York
Thursday, January 16, 2025

Buy now

Agim Bahtiri me thirrje për qytetarët: Është koha për tubim madhështor për hapjen e Urës së Ibrit

- Advertisement -

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, po kërkon përkrahjen e qytetarëve.

Kjo për ta thirrur një tubim madhështor për hapjen e Urës së Ibrit.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Mendoj se është koha për të organizuar një tubim madhështor, në të cilin, qytetarët e Veriut dhe Jugut të Mitrovicës, njëzëri kërkojnë hapjen e Urës së Ibrit, sepse kjo Urë është e mbyllur padrejtësisht dhe si e tillë po cenon lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Çdoherë bashkarisht me ju kemi vendosur për gjithçka sa i përket qytetit tonë, andaj ju lutem përcaktohuni nëse jeni PRO mbajtjes së këtij tubimi, rrjedhimisht PRO hapjes së Urës.

Shperndajeni që ta shohin edhe të tjerët.

AB

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit