Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka thënë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje.
Në një shkrim në Facebook, ai ka pyetur se kush mund të garantojë se pas zgjedhjeve do të formohen institucionet.
“Kush mund të garantojë se pas tyre institucionet do të formohen dhe presidenti/ja do të zgjidhet? Dihet se liderët e partive, bashkë me negociatorët e tyre që kanë udhëhequr deri dje, do të udhëheqin edhe sot e nesër; prandaj gjasat për ndryshim janë minimale, për të mos thënë zero. Prandaj, zgjidhja është sot. I lus të gjithë krerët e partive, pa dallim, që të ulen dhe të mos ngriten pa një zgjidhje për këtë situatë, sepse ky është amaneti i të parëve tanë: të bashkohemi për të mirën e vendit. Kjo është përgjegjësi e secilit lider! Të jemi bashkë, sepse vetëm armiku na do të ndarë e të përçarë, pa institucione dhe pa zgjidhje!” – ka shkruar ai.






