-0.9 C
New York
Sunday, January 26, 2025

Buy now

Agim Aliu pas vizitës në Hagë: Çlirimtarët, të pathyeshëm edhe në luftë edhe në betejën pranë Gjykatës Speciale

- Advertisement -

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliun, bashkë me Hajredin Kuqin, kanë vizituar kolegët dhe çlitimtarë në Hagë, shkruan Scanner.

Në një postim në Facebook, Aliu ka shkruar se “nga vizitat më emocionale e më të veçanta, patëm këto ditë, me profesorin e mikun tim të nderuar, Hajredin Kuçi, ku bashkë vizituam në Hagë, emblemat e lirisë, lavdisë, krenarisë dhe shtetformimit të Kosovës, krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Presidentin Hashim Thaçi, Kryeparlamentarin Kadri Veseli, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën”.

Postimi i plotë:

Çlirimtarët, të pathyeshëm edhe në luftë edhe në betejën pranë Gjykatës Speciale. Lavdia e krenaria e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të triumfoj sërish!

Nga vizitat më emocionale e më të veçanta, patëm këto ditë, me profesorin e mikun tim të nderuar, Hajredin Kuçi, ku bashkë vizituam në Hagë, emblemat e lirisë, lavdisë, krenarisë dhe shtetformimit të Kosovës, krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Presidentin Hashim Thaçi, Kryeparlamentarin Kadri Veseli, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën.

Të gjithë, të pathyeshëm, krenarë e energjiplotë, po vazhdojnë betejën e sakrificën që nisën qysh në luftën për liri të Kosovës, duke u mbajtur edhe sot, padrejtësisht në gjykimin absurd të një lufte të pastër çlirimtare. Ata do të triumfojnë, do të triumfoj lufta jonë për liri, lavdia e krenaria e saj, që solli lirinë e Kosovës.

Kosova me shekuj vuajti robërinë. Edhe sot, bijtë e saj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë po mbrojnë themelet e lirisë sonë, luftën tonë të drejtë çlirimtare ndaj regjimit gjakatar serb.

Me të fala Kosovës nga çlirimtarët, mes emocionesh, përmbyllëm vizitën tonë, duke uruar që sa më shpejt, triumfues siç i pret çdo shqiptar, t’i kemi pranë nesh, aty ku me lavdinë e veprën e tyre, historia i rendit, në Kosovën tonë, liria e së cilës mban emrin e secilit prej tyre, Dëshmorëve të Kombit, veteranëve, invalidëve të UÇK-së, martirëve e gjithë brezit që sakrifikoi për liri.

Çlirimtarët, të pathyeshëm edhe në luftë edhe në betejën pranë Gjykatës Speciale. Lavdia e krenaria e luftës së Ushtrisë…

Posted by Agim Aliu on Wednesday, September 7, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit