Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i ka dhënë mbështetje të madhe kandidaturës së Lulzim Nika për deputet.
“Kënaqësi e veçantë të ndajmë çaste të këndshme bashkëbisede me profesorin e respektuar Lulzim Nika, studiuesin, historianin e autorin e veprave shkencore, drejtuesin e shquar arsimor, që me punën e tij të përkushtuar profesionale, duke qenë hulumtues në arkiva kombëtare e ndërkombëtare , ndriçoi pjesë të rëndësishme të historisë kombëtare”, ka shkruar Aliu.
Postimi i plotë:
Kënaqësi e veçantë të ndajmë çaste të këndshme bashkëbisede me profesorin e respektuar Lulzim Nika, studiuesin, historianin e autorin e veprave shkencore, drejtuesin e shquar arsimor, që me punën e tij të përkushtuar profesionale, duke qenë hulumtues në arkiva kombëtare e ndërkombëtare, ndriçoi pjesë të rëndësishme të historisë kombëtare, doktorant në historinë e diplomacisë dhe i diplomuar në studimet master në shkencat politike në Universitetin e Kolorados – SHBA, me punën e përkushtimin e tij është certifikuar nga Arkivi Kombëtar në Uashington për hulumtime në arkivat e presidentëve amerikanë dhe është anëtar i Organizatës së Historianëve Amerikan, vlerë kjo për vendimmarrjen publike në këtë garë zgjedhore.