Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka bërë të ditur se bashkë me ekipin e tij të qeverisë locale, do të jetë në Prishtinë më 17 shkurt për marshin në mbrojtje të vlerave e lavdisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aliu ka thënë se të gjithë qytetarët e kanë një vendtakim.
“Si nga e gjithë gjeografia shqiptare, edhe Ferizaj e ferizajasit, edhe ekipet tona qeverisëse si dhe gjithë qytetarët, më 17 Shkurt, kanë një vendtakim: Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 14:00 në Marshin “Drejtësi, jo politikë” në mbrojtje të vlerave e lavdisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për etërit themeltar të lirisë, shtetësisë e pavarësisë, për lirinë e Republikën, bashkë”, ka thënë ai.






