Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim miqësor dhe profesional me presidentin e Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite, Yaser Al-Misehal, si dhe me përzgjedhësin e kombëtares saudite, legjendën franceze Hervé Renard.
Takimi u mbajt në Washington D.C., pak para ceremonisë së tërheqjes së shortit për Kupën e Botës, ku Ademi ishte i shoqëruar nga përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda.
Ademi vlerësoi lart këtë takim, duke theksuar rëndësinë e krijimit të urave të bashkëpunimit me federata të suksesshme dhe me figura të rëndësishme të futbollit botëror. Sipas tij, këto bashkëbisedime profesionale dhe miqësore janë inspirim dhe kontribuojnë në zhvillimin e futbollit kosovar në të ardhmen.
Postimi i plotë:
Së bashku me përzgjedhësin Franco Foda, në prag të ceremonisë së tërheqjes së shortit të Kupës së Botës në Washington, patëm kënaqësinë të zhvillonim një takim shumë të këndshëm me presidentin e Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite, z. Yaser Al-Misehal, si dhe me përzgjedhësin e Arabisë Saudite, legjendën e futbollit francez Hervé Jean-Marie Roger Renard.
Takime të tilla profesionale e miqësore janë të rëndësishme dhe inspiruese për zhvillimin e futbollit në të ardhmen. 🇽🇰🤝🇸🇦⚽️






