13.1 C
New York
Monday, October 27, 2025

Buy now

Agim Ademi vlerëson familjen Haxhimusa: “Tradita vazhdon, Premtimi premton shumë”

- Advertisement -

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vlerësuar kontributin e familjes Haxhimusa në futbollin kosovar, duke përmendur brezat e njëpasnjëshëm që kanë mbajtur gjallë këtë traditë sportive.

Në një postim në Facebook, Ademi ka përmendur emrat e futbollistëve të njohur të kësaj familjeje – Nadir, Bujar dhe Pashtrik Haxhimusa, të cilët kanë lënë gjurmë në gjeneratat e tyre, si dhe Betim Haxhimusën, që ka vazhduar me pasion rrugën e tyre.

Sipas Ademit, tani stafetën po e merr gjenerata më e re – Premtim Haxhimusa, futbollist i ekipit U-13 të Fortuna Düsseldorf në Gjermani.

“Tradita vazhdon…Nadir, Bujar dhe Pashtrik Haxhimusa futbollistë të shquar të gjeneratave të tyre.
Më pas erdhi Betimi, që e mbajti gjallë pasionin për futbollin në këtë familje, ndërsa tani stafetën po e merr gjenerata më e re: Premtim Haxhimusa, futbollist i ekipit U-13 të Fortuna Düsseldorf.
Premtimi, një talent i jashtëzakonshëm, ashtu siç e ka emrin premton shumë dhe padyshim do të jetë një potencial i rëndësishëm për ekipet zinxhir të Kombëtares së Kosovës!”, ka shkruar Ademi.

 

Ky postim i Ademit vlerëson trashëgiminë sportive të familjes Haxhimusa, e cila po vazhdon të kontribuojë në futbollin kosovar ndër breza.

Të ngjashme

Të fundit