9.3 C
New York
Monday, October 27, 2025

Buy now

Agim Ademi uron vajzat e Kombëtares U17 për fitoren bindëse ndaj Azerbajxhanit

- Advertisement -

 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar Kombëtaren U17 të vajzave pas fitores së dytë radhazi në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2026.

“🇽🇰 Urime fitorja Dardane! 🎉 Urime Kombëtares sonë U17 në konkurrencën e vajzave për fitoren e dytë radhazi në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2026! Një tjetër paraqitje fantastike, me disiplinë e plot pasion dhe një fitore bindëse ndaj Azerbajxhanit (6:0) që na bën të gjithëve krenarë,” ka shkruar Ademi.

Ai ka përgëzuar futbollistet dhe stafin teknik, duke veçuar punën e përzgjedhëses Sanije Krasniqi.
“Urojmë që edhe në ndeshjen e fundit ndaj Uellsit t’i gëzohemi fitores dhe të kualifikohemi tutje! 🇽🇰💛💙 Forca Kosovë!”, ka përfunduar kreu i FFK-së.

Të ngjashme

Të fundit