Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar Kombëtaren U17 të vajzave për suksesin e arritur në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2026.
Ademi është shprehur krenar me vajzat Dardane që edhe këtë vit kanë siguruar kalimin në Ligën A, duke e cilësuar këtë arritje si dëshmi të punës dhe përkushtimit të brezit të ri të futbollisteve kosovare dhe stafit teknik në krye me Sanije Krasniqin.
“Ky është një sukses i madh që dëshmon punën, përkushtimin dhe cilësinë e brezit të ri të futbollisteve tona, si dhe punën e mirë të stafit të trajnereve në krye me Sanije Krasniqin,” ka shkruar Ademi.
Ai ka kujtuar se ky është viti i katërt radhazi që Kombëtarja U17 e vajzave e arrin këtë objektiv, duke e bërë FFK-në shembull në zhvillimin e futbollit të vajzave në rajon.
“💪🇽🇰 Urime lojtareve, stafit dhe gjithë atyre që kontribuojnë çdo ditë për këtë rrugëtim të mrekullueshëm të futbollit tonë,” ka përfunduar Ademi.
Postimi i plotë:
🇽🇰 Urime për vajzat e Kombëtares U17
Krenar me Kombëtaren U17 të vajzave që edhe këtë vit arriti të sigurojë kalimin në Ligën A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2026.
Ky është një sukses i madh që dëshmon punën, përkushtimin dhe cilësinë e brezit të ri të futbollisteve tona, si dhe punën e mirë të stafit të trajnereve në krye me Sanije Krasniqin.
Kjo është hera e katërt radhazi që Dardanet tona të reja arrijnë këtë objektiv, duke e bërë FFK-në shembull të zhvillimit të futbollit të vajzave në rajon.
💪🇽🇰 Urime lojtareve, stafit dhe gjithë atyre që kontribuojnë çdo ditë për këtë rrugëtim të mrekullueshëm të futbollit tonë!






