-0.2 C
New York
Monday, February 16, 2026

Buy now

Agim Ademi uron Dukën në rizgjedhjen e tij në krye të FSHF-së

- Advertisement -

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka marrë pjesë sot në Tiranë në Asamblenë Zgjedhore të Federatës Shqiptare e Futbollit, ku Armand Duka u rizgjodh president i FSHF-së.

Ademi ka përkëzuar Armand Dukën për rizgjedhjen në krye të FSHF-së, duke theksuar se ky është një vlerësim i qartë për punën, vazhdimësinë e sukseseve dhe projektet që kanë sjellë zhvillim të qëndrueshëm ndër vite në futbollin shqiptar.

“Sot në Tiranë, në Asamblenë Zgjedhore të Federatës Shqiptare e Futbollit, ku edhe një herë u tregua mbështetja e gjerë e komunitetit të futbollit ndaj presidentit Armand Duka. E përgëzoj mikun tim Armand Duka për rizgjedhjen në krye të FSHF-së. Ky është një vlerësim i qartë për punën, vazhdimësinë e sukseseve dhe projektet që kanë sjellë zhvillim të qëndrueshëm ndër vite në futbollin shqiptar. Angazhimi i tij edhe në strukturën qeverisëse të UEFA-s si zëvendëspresident është dëshmi e respektit që tashmë gëzon futbolli shqiptar në arenën evropiane. Si president i Federatës së Futbollit të Kosovës, rikonfirmoj përkushtimin tonë për bashkëpunim të ngushtë dhe vëllazëror, me synimin e përbashkët për ta çuar futbollin në nivel edhe më të lartë. Me besimin se rrugëtimi ynë do të na çojë drejt sukseseve të reja dhe me shpresën që ekipet tona kombëtare ta realizojnë ëndrrën e pjesëmarrjes në Kupën e Botës 2026, i uroj presidentit Duka dhe Komitetit të ri Ekzekutiv të FSHF-së shumë suksese në mandatin e ri”, ka shkruar Ademi në Facebook.

 

Të ngjashme

Të fundit