Agim Ademi uron Dardanët U19 për fitoren ndaj Turqisë: Jam krenar me djemtë tanë

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka uruar djemtë e Kombëtares U19 për triumfin 3:1 ndaj Turqisë U19.

“Jam krenar për secilin prej djemve që dhanë maksimumin e tyre për arritjen e këtij objektivi dhe i uroj shumë suksese në sfidat e ardhshme”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Postimi i plotë:

🇽🇰 Urime për Dardanët U19!

Djemtë e Kombëtares U19 kanë treguar karakter dhe përkushtim në triumfin 3:1 ndaj Turqisë U19, duke siguruar vendin e parë në Grupin B1 për kualifikimet e Euro 2027.⚽💪

Ky sukses në grup me Turqinë, Armeninë dhe Gjibraltarin është rezultat i punës së shkëlqyeshme të lojtarëve dhe stafit teknik në krye me Albert Bunjakun.

Me këtë fitore, Kosova U19 kalon në Ligën A në vazhdim të këtij cikli kualifikues, duke vërtetuar rritjen e futbollit kosovar dhe potencialin e tij të madh. 🏆

Jam krenar për secilin prej djemve që dhanë maksimumin e tyre për arritjen e këtij objektivi dhe i uroj shumë suksese në sfidat e ardhshme.

Forca Kosovë!

#BashkëPërSukses

Të ngjashme

Të fundit