Agim Ademi uron besimtarët katolikë për Pashkët

- Advertisement -

Presidenti i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë dhe qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Pashkët.

Në mesazhin e tij, Ademi ka theksuar se kjo festë simbolizon ringjalljen, shpresën dhe triumfin e dritës mbi errësirën, duke e lidhur këtë frymë edhe me vlerat që përçon futbolli si përkushtimi, besimi dhe solidariteti.
Ai ka shtuar se futbolli është një reflektim i kësaj feste, duke promovuar respektin, bashkëpunimin dhe bashkimin mes njerëzve, ndërsa ka uruar që në çdo familje të mbizotërojë gëzimi, dashuria dhe harmonia.

Në fund, Ademi uroi që kjo festë të sjellë shëndet, paqe dhe suksese të reja për të gjithë qytetarët.

Postimi i plotë:

Gëzuar Pashkët! 🕊️

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
i dashur komunitet i futbollit dhe besimtarë të krishterë,

Me rastin e festës së Pashkëve, në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe në emrin tim, ju përcjell urimet më të sinqerta për shëndet, paqe dhe mirësi në familjet tuaja.
Pashkët janë simbol i ringjalljes, i shpresës dhe i triumfit të dritës mbi errësirën.

Këto vlera universale na udhëzojnë edhe në futboll, aty ku përkushtimi, besimi dhe solidariteti shndërrohen në forcë për të arritur suksese dhe për të ndërtuar ura bashkimi mes njerëzve.

Futbolli reflekton më së miri frymën e kësaj feste, respektin, bashkëpunimin dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.

Në këtë ditë të veçantë, uroj që në çdo familje të mbizotërojë gëzimi, dashuria dhe harmonia, ndërsa në jetën tuaj të ketë gjithmonë shpresë dhe energji për suksese të reja.

Gëzuar Pashkët! 🎉🌸 🥚 ✨

Të ngjashme

Të fundit