Agim Ademi telegram ngushëllimi për ndarjen e hershme nga jeta të Elife Sherifit

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur ngushëllime për ndarjen e hershme nga jeta të gazetares dhe zëdhënëses së klubit FC Drita, Elife Sherifi.

Në telegramin e ngushëllimit drejtuar familjes Sherifi dhe klubit FC Drita, Ademi thekson se lajmin për vdekjen e saj e kanë pranuar me pikëllim të thellë, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të tij, të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë.

Ai vlerësoi lart figurën e të ndjerës, duke e cilësuar si një profesioniste të dalluar në gazetari dhe bashkëpunëtore të përkushtuar të FC Dritës, ku për më shumë se gjashtë vite shërbeu si zëdhënëse e klubit.

Sipas Ademit, Sherifi me punën dhe profesionalizmin e saj ka lënë gjurmë të veçanta në komunikimin dhe imazhin e klubit, duke fituar respektin e të gjithëve që patën rastin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.
Në fund, ai theksoi se humbja e saj është e madhe jo vetëm për familjen dhe klubin, por për mbarë komunitetin e futbollit në Kosovë, ndërsa kujtimi për të do të mbetet i përhershëm.

Të ngjashme

Të fundit