Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me këngëtarin e mirënjohur Sabri Fejzullahu, të cilin e ka cilësuar si “ikonë të muzikës shqiptare dhe mik të të gjithëve”.
Ademi ka thënë se ishte një takim emocional e i këndshëm me artistin që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e shqiptarëve.
> “Ishte nder i veçantë të bashkëbisedoj me artistin që ka dhuruar dashuri, kujtime dhe këngë të pafundme e që s’plaken kurrë. Ishte edhe më e veçantë të dëgjoja fjalët e tij të mira për punën time në futboll, teksa së bashku rikujtuam kohët kur muzika dhe futbolli ishin forma të vërteta rezistence ndaj okupatorit të dikurshëm”, shkroi Ademi.
Ai shtoi se energjia, modestia dhe buzëqeshja e sinqertë e Fejzullahut janë frymëzim për brezat e rinj.
“Faleminderit për vizitën, vlerësimin, momentet e bukura dhe frymëzimin, Maestro”, përfundoi ai.
Postimi i plotë:
Një takim sa emocionues, po aq edhe i këndshëm me ikonën e muzikës shqiptare, mikun e të gjithëve, njeriun që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat tona, Sabri Fejzullahun.
Ishte nder i veçantë të bashkëbisedoj me artistin që ka dhuruar dashuri, kujtime dhe këngë të pafundme e që s’plaken kurrë.
Ishte edhe më e veçantë të dëgjoja fjalët e tij të mira për punën time në futboll, teksa së bashku rikujtuam kohët kur muzika dhe futbolli ishin forma të vërteta rezistence ndaj okupatorit të dikurshëm.
Energjia, modestia dhe buzëqeshja e tij e sinqertë janë shembulli më i mirë për të frymëzuar brezat e rinj.
Faleminderit për vizitën, vlerësimin, momentet e bukura dhe frymëzimin, Maestro! 🙏💙