Presidenti i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Vushtrri, Ferit Idrizi, ku është diskutuar për bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës sportive.
Sipas Ademit, në këtë takim është biseduar për projekte të përbashkëta që synojnë përmirësimin e kushteve për sportistët dhe të rinjtë, si dhe krijimin e hapësirave më moderne sportive në këtë komunë.
Ai ka shprehur bindjen se përmes këtij bashkëpunimi do të realizohen iniciativa konkrete në të mirë të komunitetit dhe zhvillimit të futbollit në Vushtrri






