13.7 C
New York
Monday, October 13, 2025

Buy now

Agim Ademi takon drejtuesit e futbollit suedez para ndeshjes Suedi – Kosovë

- Advertisement -

Në prag të ndeshjes miqësore mes Suedisë dhe Kosovës, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, së bashku me delegacionin e FFK-së, ka marrë pjesë në një drekë zyrtare të shtruar nga presidenti i Federatës Suedeze të Futbollit, Simon Åström.

Postimi i plotë:

Në prag të ndeshjes Suedi – Kosovë, pata kënaqësinë që së bashku me delegacionin e FFK-së të jem pjesë e drekës së shtruar nga presidenti i Federatës Suedeze të Futbollit, Simon Åström.

Në këtë takim morën pjesë edhe miku im i çmuar, Karl-Erik Nilsson, kryetar i Komitetit HatTrick të UEFA-s, pjesë e të cilit jam edhe unë si dhe personalitete të larta të Geteborgut. 🇸🇪🤝🇽🇰

Presidenti Åström më falënderoi për mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë muajin e kaluar, ndërsa së bashku ritheksuam raportet e shkëlqyera miqësore mes federatave dhe vendeve tona.

Ndërkaq, miku im Nilsson vlerësoi përkushtimin tim për zhvillimin e futbollit në Kosovë përmes projekteve të shumta të përfituara nga UEFA.

I falënderova miqtë suedezë për mikpritjen, bashkëpunimin e sinqertë dhe shpreha mirënjohjen për integrimin shembullor të bashkatdhetarëve tanë në Suedi ndër vite.

Në fund, shkëmbyem dhurata simbolike dhe uruam që sonte të shohim një ndeshje të bukur dhe të denjë për frymën sportive që na bashkon.

Të ngjashme

Të fundit