Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar sot një takim me Elkhan Mammadov, drejtor i federatave evropiane në FIFA.
“Sot pata nderin dhe kënaqësinë të takoj Elkhan Mammadov, i cili ndodhet në Kosovë me rastin e ceremonisë së dekorimit të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, nga presidentja Vjosa Osmani,” tha Ademi.
Ai shtoi se Mammadov është një mik i madh i futbollit kosovar, që ka treguar gjithmonë përkushtim dhe dashuri për zhvillimin e lojës më të bukur në vendin tonë.
#BashkëPërFutbollin ⚽🇽🇰
https://www.facebook.com/share/p/17GkPuwUEZ/