Agim Ademi sot pritet të rizgjedhet në krye të FFK-së

- Advertisement -

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) sot (enjte) do ta mbajë Kuvendin Zgjedhor në të cilin pritet të zgjedhet presidenti i kësaj federate.

Presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi pritet të rizgjedhet në krye të FFK.

Në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së pritet të marrin edhe përfaqësuesit e FIFA-s dhe UEFA-s.

Ademi është në krye të FFK-së që nga viti 2018. Gjatë drejtimit të tij, futbolli i Kosovës ka shënuar suksese historike, posaçërisht Kombëtarja e Kosovës, e cila ka arritur të kualifikohet në play-off për Kupën e Botës që mbahet sivjet.

Po ashtu nën drejtimit të tij, janë bërë edhe investime të shumta në infrastrukturën sportive.

 

 

Të ngjashme

Të fundit