Ani pse shiu po vazhdon të bie në vendin tonë, dhe disa rrugë janë përmbytur, Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka njoftuar se tashmë gjithçka është gati për ndeshjen sonte mes Kosovës dhe Zvicrës.
Ademi ka deklaruar se ekipi organizativ ka punuar me përkushtim që nga orët e para të mëngjesit dhe çdo detaj është vënë në vend.
“Gjithçka është gati për ndeshjen e sotme! Ekipi organizativ ka punuar me përkushtim që nga orët e para të mëngjesit dhe çdo detaj është vënë në vend.
Postimi i plotë:
Gjithçka është gati për ndeshjen e sotme!
Ekipi organizativ ka punuar me përkushtim që nga orët e para të mëngjesit dhe çdo detaj është vënë në vend.
Fusha na pret, tribunat janë gati të mbushen me emocion, zëra e brohorima.
Tani është momenti ynë, është koha e ekipit dhe tifozëve!
Shihemi në stadium! ⚽🔥






