Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në takim 29-vjeçarin Fatlind Rama, president i klubit zviceran Vevey-Sports.
Rama, i cili ka marrë drejtimin e klubit në muajin shtator, ka nisur një epokë të re për këtë skuadër, duke sjellë energji dhe vizion të ri në menaxhim. Ky zhvillim shihet si një mundësi e madhe jo vetëm për klubin zviceran, por edhe për futbollistët nga Kosova, të cilët përmes Vevey-Sports mund të promovohen dhe të gjejnë hapësirë në tregun e futbollit zviceran.
Gjatë takimit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, theksoi se institucioni që ai udhëheq është i hapur për çdo bashkëpunim që ndihmon në rritjen dhe afirmimin e futbollit kosovar.
“Jemi krenarë për diasporën tonë, e cila çdo ditë po dëshmon se është e integruar dhe e pranishme në vende meritore, duke përfaqësuar popullin dhe vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Ademi.
Postimi i plotë:
Sot prita në takim 29-vjeçarin Fatlind Rama, president i Vevey-Sports, i cili ka nisur një epokë të re në këtë skuadër zvicerane.
Fatlindi, i cili ka marrë drejtimin e këtij klubi që nga shtatori, po sjell energji dhe vizion të ri në menaxhimin e Vevey-Sports.
Ky zhvillim është një mundësi e madhe jo vetëm për klubin, por edhe për futbollistët nga Kosova, të cilët përmes këtij klubi mund të promovohen dhe të gjejnë hapësirë në tregun zviceran të futbollit.
Gjatë takimit theksova se FFK është e hapur për çdo bashkëpunim që kontribuon në rritjen dhe afirmimin e futbollit tonë.
Jemi tejet krenarë për diasporën tonë, e cila po dëshmon çdo ditë se është e integruar dhe e pranishme në vende meritore, duke përfaqësuar siç është më së miri popullin dhe vendin tonë.