13.4 C
New York
Friday, October 31, 2025

Buy now

Agim Ademi pret delegacionin e Federatës së Katarit në prag të dy miqësoreve të Kosovës U20

- Advertisement -

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në takim zyrtarët e Federatës së Katarit, Jassim Mohammed A A Al-Sumaiti dhe Abdulqayyum Usman Mohammed, në prag të dy ndeshjeve miqësore që Kombëtaret U20 të Kosovës dhe Katarit do t’i zhvillojnë në Kampin Nacional në Hajvali.

Këto përballje janë pjesë e iniciativës UEFA Together, e cila synon të ndërtojë ura miqësie dhe bashkëpunimi ndërmjet federatave evropiane dhe atyre jashtë kontinentit, duke nxitur shkëmbimin e përvojave përmes futbollit, me fokus të veçantë në zhvillimin e të rinjve.

Ademi uroi mirëseardhje delegacionit nga Katari dhe falënderoi për bashkëpunimin, duke theksuar rëndësinë e këtyre iniciativave për forcimin e marrëdhënieve dhe zhvillimin e talenteve të rinj në futbollin kosovar.

📅 Ndeshjet miqësore:

E diel, ora 13:00 – Kosova U20 🆚 Katari U20

E mërkurë, ora 13:00 – Kosova U20 🆚 Katari U20
📍 Vendi: Kampi Nacional, Hajvali

#FFK #KosovaU20 #QatarU20 #UEFATogether #FootballUnites

Të ngjashme

Të fundit