-5 C
New York
Thursday, February 5, 2026

Buy now

Agim Ademi pasi u rizgjodh president i FFK-së: “Vazhdojmë bashkë, me futbollin për Kosovën”

- Advertisement -

Agim Ademi ka marrë sërish besimin e delegatëve në Kuvendin e Federatës së Futbollit të Kosovës, duke u rizgjedhur president i FFK-së. Pas votimit, Ademi falënderoi delegatët për mbështetjen dhe theksoi se ky besim është vlerësim për punën e përbashkët dhe për rrugëtimin që e pret futbollin e Kosovës.

Ai u shpreh se posti i presidentit mbetet një përgjegjësi e madhe, të cilën do ta ushtrojë me përkushtim maksimal, gjithmonë në shërbim të futbollit dhe komunitetit sportiv. Sipas tij, arritjet e deritashme nuk janë individuale, por rezultat i bashkëpunimit me stafin, administratën e FFK-së dhe gjithë komunitetin e futbollit.

Ademi theksoi gjithashtu rolin e veçantë të FFK-së si organizatë që përfaqëson Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke nënvizuar rëndësinë e transparencës, përgjegjshmërisë dhe përkushtimit institucional.
“Uniteti dhe besimi janë forca jonë për të ecur përpara. Le ta vazhdojmë këtë rrugë me vizion, stabilitet dhe ambicie për suksese të reja”, u shpreh Ademi, duke uruar që futbolli i Kosovës të arrijë nivele gjithnjë e më të larta.

Postimi i plotē:

Vazhdojmë bashkë, me futbollin për Kosovën! 🇽🇰⚽️

Të nderuar delegatë të Kuvendit të FFK-së, faleminderit për besimin tuaj dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj zhvillimit të futbollit.

Vota e sotme është besim për mua dhe për ekipin tim, por mbi të gjitha është vlerësim për punën e bërë bashkërisht dhe përkrahje për rrugëtimin që na pret.

Pozita e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës pa dyshim është përgjegjësi e madhe, të cilën do të vazhdoj ta ushtroj me përkushtim maksimal, gjithmonë në shërbim të futbollit dhe të komunitetit sportiv.

Arritjet e deritashme nuk janë individuale, por rezultat i punës së përbashkët me stafin tim dhe administratën e FFK-së, por dhe me gjithë komunitetin e futbollit, të cilët i falënderoj sinqerisht për profesionalizmin dhe angazhimin e vazhdueshëm.

FFK është një organizatë joqeveritare, por me një rol të veçantë për faktin se përfaqëson shtetin në arenën ndërkombëtare. Kjo na obligon që të jemi transparentë, të përgjegjshëm dhe të përkushtuar.

Jam i lumtur që Kuvendi i FFK-së edhe kësaj radhe ishte i unifikuar dhe të gjitha vendimet po i marrim bashkë, për të mirën e futbollit të Kosovës.

Uniteti dhe besimi juaj janë forcë për të ecur përpara.

Le ta vazhdojmë këtë rrugë me vizion, stabilitet dhe ambicie për suksese të reja.

Uroj ta shohim futbollin e Kosovës gjithnjë e më lart!

Ju faleminderit, e na priftë e mbara! 🇽🇰⚽️

#MeFutbollinPërKosovën

Të ngjashme

Të fundit