13.1 C
New York
Monday, October 13, 2025

Buy now

Agim Ademi para ndeshjes: “Kosova po ecën përpara me zemër e besim”

- Advertisement -

 

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka dërguar një mesazh motivues para përballjes së Kosovës me Suedinë.

“Kur përkushtimi i çdo lojtari bashkohet me besimin e palëkundur në emblemën tonë, çdo sfidë kthehet në mundësi. Krenar për djemtë tanë, për energjinë, karakterin dhe përkushtimin që e tregojnë në çdo ndeshje,” ka shkruar Ademi.

Ai theksoi se Kosova po rritet dhe po ecën përpara “me zemër e besim, me synimin e arritjes historike”.

“Sot kemi përballë një rival shumë të fortë, por uroj që shpirti luftarak i djemve tanë të jetë përcaktues. Bashkë për Kosovën!”, përfundoi ai.

#Dardanët #Kosova 💛💙

Të ngjashme

Të fundit