Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit HatTrick të UEFA, e cila u mbajt në selinë e këtij institucioni në Nyon.
Sipas Ademit, në këtë takim së bashku me përfaqësues të federatave evropiane është diskutuar për projektet e reja të UEFA-s që synojnë mbështetjen e zhvillimit të futbollit në të gjithë Evropën.
Ai theksoi se fokusi i këtyre projekteve mbetet avancimi i infrastrukturës sportive dhe zhvillimi i programeve edukative për federatat anëtare.
“Angazhimi ynë i përbashkët është të krijojmë kushte moderne dhe mundësi të barabarta për zhvillimin e futbollit në çdo nivel”, ka deklaruar Ademi.






