Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë pjesë sot në hapjen zyrtare të “Western Balkans Sports Medical Center”, një qendër moderne e mjekësisë sportive në Kosovë.
Me këtë rast, Ademi i ka dorëzuar plaketën e FFK-së mjekut Mustafë Januzaj, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij profesional dhe të vazhdueshëm në shërbim të futbollit kosovar.
Januzaj, përveçse themelues i kësaj qendre, është edhe pjesë e stafit mjekësor të Kombëtares së Kosovës, ku ka dhënë ndihmesë të rëndësishme në kujdesin shëndetësor dhe përgatitjen e futbollistëve.
Hapja e “Western Balkans Sports Medical Center” vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt avancimit të mjekësisë sportive dhe krijimit të kushteve më të mira për sportistët në Kosovë.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë që të marrë pjesë në hapjen zyrtare të “Western Balkans Sports Medical Center” dhe t’ia dorëzoj plaketën e Federatës së Futbollit të Kosovës, Mustafë Januzajt, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij profesional dhe të vazhdueshëm në shërbim të futbollit tonë.
Mustafë Januzaj, përveçse themelues i kësaj qendre moderne të mjekësisë sportive, është edhe pjesë e stafit mjekësor të Kombëtares së Kosovës, duke dhënë ndihmesë të rëndësishme në kujdesin dhe përgatitjen e futbollistëve tanë.
Hapja e kësaj qendre përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e mjekësisë sportive dhe në krijimin e kushteve më të mira për sportistët në Kosovë.






