5.7 C
New York
Sunday, January 11, 2026

Buy now

Agim Ademi merr pjesë në ceremoninë “Laureatët 2025” në Prizren

- Advertisement -

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë tradicionale “Laureatët 2025”, të organizuar nga Lidhja Rajonale e Futbollit e Prizrenit, ku u shpërblyen më të mirët e garave të zhvilluara gjatë gjithë vitit në këtë regjion.
Ademi vlerësoi lart organizimin e ceremonisë, duke theksuar se ajo ishte e mbushur me emocione, krenari dhe respekt për punën e madhe që bëhet çdo ditë në shërbim të futbollit.

Sipas tij, Prizreni vazhdon të dëshmohet si një vatër e vërtetë e futbollit në Kosovë, një qytet që jeton me sportin dhe që vazhdimisht nxjerr talente të reja. Ai theksoi se tek fëmijët dhe të rinjtë e shpërblyer shihet qartë e ardhmja e futbollit kosovar.

“Urime të gjithë laureatëve për sukseset e arritura. Le t’ju shërbejnë këto çmime si motiv shtesë për të punuar edhe më fort dhe për t’i ndjekur ëndrrat tuaja”, u shpreh Ademi.
Në fund, ai uroi të gjithë sportistët për suksese edhe në vitin 2026, me sa më shumë fitore, përparim dhe momente krenarie për Prizrenin dhe për futbollin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të jem pjesë e ceremonisë “Laureatët 2025”, të organizuar nga Lidhja Rajonale e Futbollit e Prizrenit, ku u shpërblyen më të mirët e garave që organizohen gjatë gjithë vitit nga ky regjion.
Ishte një ceremoni e mbushur me emocione, krenari dhe respekt për punën e madhe që bëhet çdo ditë në shërbim të futbollit.

Prizreni edhe një herë dëshmoi se është vatër e vërtetë e futbollit, një qytet që jeton me sportin dhe që vazhdimisht nxjerr talente të reja. Në sytë e fëmijëve dhe të rinjve që u shpërblyen sot shihej qartë e ardhmja e futbollit tonë. Ata janë forca dhe shpresa jonë që ky sport do të vazhdojë të rritet dhe të ecë përpara.

Urime të gjithë laureatëve për sukseset e arritura. Le t’ju shërbejnë këto çmime si motiv shtesë për të punuar edhe më fort, për të besuar në veten e tuaj dhe për t’i ndjekur ëndrrat tuaja.

Ju dëshiroj shumë suksese edhe në vitin 2026, me sa më shumë fitore, përparim dhe momente krenarie për ju, për Prizrenin dhe për gjithë futbollin tonë.

Të ngjashme

Të fundit