Agim Ademi me një thirrje për shqiptarët nga të gjitha trevat

- Advertisement -

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë një thirrje të veçantë, për të gjithë shqiptarët, nga të gjitha trevat.

Në një intervistë për “Radio Kosova”, i pari i futbollit kosovar i ka ftuar të gjithë shqiptarët, kudo që janë, që ta përkrahin kombëtaren e Kosovës të martën e 31 marsit.

Bëhet fjalë për ndeshjen e madhe ndaj Turqisë – më të madhen në historinë e Kosovës – e cila luhet në kuadër të finales së “play-offit” për kualifikim në Botërorin e vitit 2026.

“Shpresoj të kemi shqiptarët nga të gjithë trevat sepse të martën Kosova, shpresoj dhe besoj do të bëjmë historinë. Ta bëjmë krenar këtë popull. Biletat janë shitur brenda dy orëve. Fatkeqësisht kanë qenë afro 10 mijë bileta sepse të tjerat kanë qenë për turqit”, ka thënë fillimisht Ademi për “Radio Kosova”.

Tutje, ai kërkoi përkrahje, teksa u ‘arsyetua’ për dhënien e biletave ndaj tifozëve turq.

“Rregullat e UEFA-s për eliminatorët është që të ketë më shumë turq, prandaj është dashur t’iu japim. Të përkrahim shtetin në këtë ditë sepse në 90 minuta do të vendoset nëse jemi pjesë e arenës botërore ose jo”, tha tutje ai.

Ndeshja Kosovë – Turqi zhvillohet më 31 mars, e martë, në “Fadil Vokrri”, dhe fituesi i përballjes do të luajë në Kupën e Botës gjatë verës, në SHBA, Kanada e Meksikë.

Të ngjashme

Të fundit