Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka shkruar disa fjalë për ardhjet e reja te kombëtarja e Kosovës.
Ademi u ka uruar mirëseardhje tri futbollistëve të ri, që u ftuan për herë të parë te kombëtarja dardane.
Bëhet fjalë për Vesel Demakun, Dion Gallapenin dhe Lirjon Abdullahun, që ia bën sefte Kosovës në grumbullimin e këtij muaji.
“Treshes së rë të kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni, Vesel Demaku dhe Lirjon Abdullahu i urova mirëseardhje! Djemtë, me dashuri të madhe për vendin e tyre, pranuan të luajnë për Kosovën. Këta futbollistë do ta përfaqësojnë fanellën dardane me krenari, dinjitet dhe përgjegjësi”, shkruan kryetari Ademi në rrjetin social “Facebook”.