Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka njoftuar se në mbledhjen e radhës së Komitetit UEFA HatTrick, e cila u mbajt në Kaunas të Lituanisë, është miratuar një projekt i rëndësishëm për futbollin kosovar.
Sipas Ademit, ndër projektet e miratuara është edhe ai për instalimin e reflektorëve në stadiumet e Kosovës, investim që do t’i mundësojë Superligës zhvillimin e ndeshjeve edhe në orët e mbrëmjes.
“Ky investim do të rrisë shikueshmërinë, atmosferën dhe standardet e garës. Jemi krenar që projektet e FFK-së po marrin mbështetjen e plotë të UEFA-s dhe që futbolli ynë po ecën drejt kushteve gjithnjë e më moderne”, tha Ademi.
Ky hap pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm në infrastrukturën e futbollit në Kosovë dhe të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të Superligës.
Postimi i plotë:
Agim Ademi: UEFA miraton projektin për reflektorët në stadiumet e Kosovës