Agim Ademi: Ju lumtë Dardane, urime fitorja ndaj Kroacisë!

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka uruar Kombëtaren e Kosovës (vajzat) për fitoren ndaj Kroacisë.

“Pas fitores bindëse në shtëpi ndaj Gjibraltarit, vajzat tona kanë arritur një tjetër sukses të madh si mysafire ndaj Kroacisë, favorite e grupit, me rezultat 1:0, me golin e Modesta Ukës. Përgëzime lojtareve dhe stafit teknik për këtë paraqitje të shkëlqyeshme dhe për këtë fitore shumë të rëndësishme drejt objektivit për kalim në Ligën B”, ka  shkruar Ademi në Facebook.

Postimi:

Ju lumtë Dardane, urime fitorja ndaj Kroacisë! 🇽🇰👏

Kombëtarja e Kosovës (vajzat) ka vazhduar me paraqitje të shkëlqyeshme në Grupin 2 të Ligës C për kualifikimet e Kupës së Botës 2027, duke dëshmuar edhe një herë seriozitet, përkushtim dhe cilësi në fushë.

Pas fitores bindëse në shtëpi ndaj Gjibraltarit, vajzat tona kanë arritur një tjetër sukses të madh si mysafire ndaj Kroacisë, favorite e grupit, me rezultat 1:0, me golin e Modesta Ukës.

Përgëzime lojtareve dhe stafit teknik për këtë paraqitje të shkëlqyeshme dhe për këtë fitore shumë të rëndësishme drejt objektivit për kalim në Ligën B.

Ju priftë e mbara edhe në ndeshjet e ardhshme.

Forca Kosovë! 🇽🇰⚽

Të ngjashme

Të fundit