Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka qenë mysafir i klubit gjerman Hoffenheim në ndeshjen e sotme kundër Heidenheim në Bundesligë.
Në këtë takim, vëmendje të veçantë mori fakti se në formacionet startuese të dy skuadrave ishin plot pesë futbollistë kosovarë: Asllani, Hajdari dhe Abdullahu për Hoffenheimin, ndërsa portieri Diant Ramaj dhe Arijon Ibrahimovic për Heidenheimin.
“Vërtet ishte kënaqësi t’i shihje pesë futbollistë kosovarë në dy ekipe të Bundesligës. Uroj që shumë shpejt t’i shohim të gjithë me të njëjtën uniformë”, ka shkruar Ademi.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të jem mysafir i Hoffenheimit në ndeshjen kundër Heidenheimit në Bundesligë, ku në formacionet startuese ishin plot pesë futbollistë kosovarë.
Asllani, Hajdari e Abdullahu luajtën për Hoffenheimin kundër Heidenheimin të portierit Diant Ramaj dhe Arijon Ibrahimovicit.
Vërtet ishte kënaqësi t’i shihje pesë futbollistë kosovarë në dy ekipe të Bundesligës.
Uroj që shumë shpejt t’i shohim të gjithë me të njëjtën uniformë! ⚽️🇽🇰






