Kryetarët e federatave kryesore në Kosovës janë takuar sot në një drekë pune.
Ata janë ftuar nga presidenti Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përcjell lajmi.net.
Ky i fundit shkruan se janë shkëmbyer përvojat dhe është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit.
“Sot pata kënaqësinë që të shtroj drekë për miqtë e mi të federatave më të mëdha sportive në vend. Bashkë me Arben Fetahun të FBK-së, Eugen Saraçinin e FHK-së dhe Bahri Gjinovcin e FVK-së, shkëmbyem përvojat tona dhe mundësitë e bashkëpunimit në nivel të federatave. Organizimi i kësaj dreke ishte vetëm dëshirë për t’u takuar dhe bashkëbiseduar mbi punën dhe zhvillimin e sporteve tona, ndërsa këto dreka tashmë janë shndërruar në traditë të ndërsjellë. Gjithsesi në prag të ndeshjes kundër Izraelit, ata më dëshiruan suksese për Kombëtaren e Kosovës dhe shprehën përkrahjen e tyre në këtë drejtim”, ka shkruar njeriu i parë i FFK-së.