Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për herë të parë pasi u la i lirë, derisa e kaloi natën e mbrëmshme në mbajtje me akuzën e sulmit fizik.
Kreu i futbollit kosovar u akuzua se e sulmoi fizikisht zyrtarin e FFK-së, Artan Govori, i cili e raportoi atë në polici dje gjatë ditës,
E sot, Ademi thotë se nuk kishte të bënte me sulm fizik, por me një debat që e kishte me një koleg.
Ai thotë se do ta vazhdojë punën dhe se do të përgatitet për Kuvendin Zgjedhor dhe për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës që do t’i zhvillojë këtë muaj.
Më poshtë mund ta lexoni sqarimin e Agim Ademit.