Agim Ademi falënderon Sllovakinë për mikpritjen ndaj Kosovës

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe korrektësinë e treguar nga Sllovakia gjatë qëndrimit të delegacionit kosovar në Bratisllavë.

Përmes një reagimi publik, Ademi falënderoi Federatën e Futbollit të Sllovakisë për organizimin dhe frymën e fair-play-it gjatë ndeshjes, duke e cilësuar përvojën si shumë pozitive për ekipin dhe përfaqësimin e Kosovës.

Ai gjithashtu vlerësoi lart angazhimin e organeve të rendit, të cilat sipas tij kanë garantuar siguri dhe profesionalizëm që nga momenti i mbërritjes në aeroport e deri në përfundim të vizitës.

Një falënderim i veçantë iu drejtua edhe publikut në stadium, i cili respektoi simbolet shtetërore dhe himnin e Republikës së Kosovës, si dhe qytetarëve të Bratisllavës për mikpritjen ndaj tifozëve kosovarë.

Ademi nuk la pa përmendur as pronarët e kafiterive në kryeqytetin sllovak, të cilët, sipas tij, krijuan një atmosferë festive ku “frymonte shqip” për dy ditë me radhë.

Në fund, ai shprehu mirënjohje të thellë për tifozët “Dardanët”, duke theksuar se përkrahja e tyre është një forcë e madhe për ekipin kombëtar.
“Kosova është e të gjithëve dhe së bashku do ta çojmë përpara”, përfundoi Ademi.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes, Kosovë! 🇽🇰

Dua të ndaj publikisht falenderimin për Federatën e Sllovakisë për mikpritjen dhe për fair-play-in gjatë ndeshjes.

Po ashtu, një falënderim i veçantë
shkon për organet e rendit, të cilat na kanë përcjellë me korrektësi dhe profesionalizëm të lartë, që nga aeroporti e deri në përfundim të vizitës sonë.

Faleminderit publikut në stadium që respektoi simbolet tona dhe himnin e Republikës së Kosovës.

Një mirënjohje e sinqertë edhe për qytetarët e Bratisllavës, të cilët mikpritën bashkatdhetarët tanë që këndonin dhe brohorisnin nëpër kafiteri.

Falënderim për të gjithë pronarët e kafiterive, të cilët gjatë këtyre dy ditëve krijuan një atmosferë ku frymonte shqip, me këngë dhe emocione të paharrueshme.

Dhe mbi të gjitha, faleminderit të gjithë Dardanëve për përkrahjen!

Kosova është e të gjithëve dhe së bashku do ta çojmë përpara! 🇽🇰💙

#MeFutbollinPërKosovën

 

Të ngjashme

Të fundit