-8.2 C
New York
Wednesday, January 28, 2026

Buy now

Agim Ademi drejt rizgjedhjes në krye të FFK-së

- Advertisement -

Agim Ademi pritet të rizgjedhet sërish kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), duke konfirmuar vazhdimësinë e udhëheqjes së tij në krye të institucionit më të lartë të futbollit në vend.

Ademi gëzon mbështetjen e plotë të të gjitha lidhjeve rajonale, një tregues i qartë i besimit të gjerë ndaj punës dhe vizionit të tij.

Gjatë mandatit të tij, FFK ka shënuar përparime të rëndësishme në organizim, zhvillimin e garave dhe përfaqësimin ndërkombëtar, duke e ngritur imazhin e futbollit kosovar në skenën botërore.

Si vlerësim për punën e jashtëzakonshme dhe korrekte, Agim Ademi është shpërblyer edhe nga FIFA, duke u emëruar në një pozitë të rëndësishme në Komitietin për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s. Ky është një sukses historik, pasi ai është i pari nga FFK që merr një rol të tillë në strukturat e larta të futbollit botëror.

Mbështetja e gjerë vendore dhe vlerësimi ndërkombëtar e bëjnë rizgjedhjen e Ademit pothuajse të sigurt, ndërsa pritjet janë që FFK të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe konsolidimit nën udhëheqjen e tij.

Të ngjashme

Të fundit