11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Agani: Politika e BE-së në procesin e dialogut absurde, Qeveria ta punojnë draftin e Asociacionit

- Advertisement -

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, në një intervistë për Ekonomia Online, e ka vlerësuar me nota të larta punën e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti sa i përket vendosjes së rendit dhe ligjit në veriun e Kosovës.

Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të punojë me maturi pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri të vendit dhe hapi i parë që duhet të bëhet për zgjidhjen e këtij problemi, është darftimi i statuti të Asociacionit. Kjo sipas tij, në pajtueshmërinë me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke marrë parasysh vendosmërinë e madhe të ShBA-së dhe BE-së.

Ai tha se me vendosjen e rendit në pjesën veriore të Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, grupet kriminale që kanë operuar në atë pjesë kanë humbur durimin dhe si pasoje është ndërmarr sulmi terrorist me 24 shtator në Banjskë.

“Konsideroj se aktiviteti i qeverisë gjatë mandatit të saj në dy vitet e fundit sa i përket veriut ka qenë i cilësuar më shumë me zhvillime pozitive dhe mund të vlerësohet me nota pozitive. Ne radhë të parë për shkak të vendosmëri së saj që të shtrij rendin dhe ligjin në tërë territorin e Kosovës dhe mendoj që kjo ka qenë tejet e rëndësishme dhe e dobishme. Me këtë veprim të vendosur të organeve shtetërore dhe politikave qeveritare është arritur që faktori kriminel në veriun e vendit, i cili ka qenë qartë i sponsorizuar nga qeveria e Serbisë me vitet të tëra, e ka humbu toruan dhe ka humb durimin dhe ka ndërmarr një aksion të qartë terrorist në veriun e vendit. Me të cilin e ka shpaluar natyrën e vëretë të tij. E kemi një situatë në aspektin politik tani më shumë më të favorshme sa që i kemi pasur”, tha ai.

Ai tha se qeveria e vendit do të duhet ta kryej obligimi që ka marr për formimin e asociacionit, sipas tij, qeveria duhet që në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar të bëjë draftimin e statutit të asociacionit por që ai duhet që të respektonte të gjitha vendimet e gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Mendoj se Qeveria e Kosovës në këtë aspekt ka pasur një qëndrim shumë vigjilent të kujdesshëm natyrisht me një kosto mjaftë të lartë sa i përket pozitës së saj në relacion me partneret ndërkombëtar. Ne duhet kuptuar që partneret ndërkombëtar përfundimisht çdo fjalë  që e thonë e thonë në dobi të Kosovës. Sa i përket obligimit të cilin e kemi marrë në aspektin ndërkombëtar për krijim e një Asociacioni të Komunave serbe, ta realizojmë por në rrethanat kur rendi dhe ligjshmëria do të jetë e shtrirë në gjithë territorin e vendit dhe në veri një lloj si në çdo pjesë të territorit të vendit në pjesët e tjera të Kosovës. Mendoj se është koha kur qeveri duhet të fillojë seriozisht të mendoj që të fillojë një punë sistematike të shpejt në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar në draftimin e statutit të Asociacionit të këtyre komunave. I cili qartë do të respektonte të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe i cili shumë qartë do ta vëntë këtë entitet të ri të organizimit në suaza e tij”.

Ish-ministri i Shëndetësisë në Qeverinë Thaçi, duke folur për masat ndëshkuese të vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës, tha se është duke parë se sa absurde ka qenë politika e BE-së në procesin e dialogut.

Ai ka thënë se këto masa e kanë vendosur bashkësinë evropiane para një pasqyre ku sipas tij, çdo ditë e shohin vetën se sa të pakuptimta kanë qenë vendosja e këtyre masave, raporton EO.

“Unë mendoj se këto masa ndëshkuese të BE-së për disiplinimin e Kosovës në procesin e dialogut mendoj se ka qenë shumë mirë që ka ndodhur. Sepse nga kjo preskriptive tani po shihte se sa absurde ka qenë politika e BE-së në procesin e dialogut. Veprimet terroriste të grupeve të armatosura në veri shumë shpejt e dëshmoj se de-facto ai se është dashur të sanksionohet ka qenë shteti i Serbisë e jo Kosova. Çdo gjë që ka thënë kryeministri i Kosovës pas takimeve që ka bërë në Bruksel doli e vërtet, shumë qartë u pa se i gjithë ai insistim në asociacion në esencë ka qenë për qëllim që të formoj një organizëm i cili mund të manipulohet dhe instrumentalizohet nga shteti i Serbisë në politikat e saja hegjemoniste deri të aneksimi i territorit të Kosovës sipas modeleve të Rusisë të realizuara në Ukrainë. Këto masa e kanë vendosur bashkësinë Evropiane para pasqyrës dhe çdo ditë po e shohin vetën se sa absurd kanë qenë kur kanë i kanë marr këto vendim dhe sa kanë qenë të pakuptimta këto masa”.

“Kjo situatë do të ndikoj pozitivisht në vetëdijesimin e tyre sepse, po shihte se end kanë hezitime edhe përkundër këtij sulmi të qartë terrorist të sponsorizuara nga shteti serb end kemi hezitime në vlerësime dhe në emrin e saktë të shkaktarit kryesor të kësaj krize. Ende ka rezerva lidhur më këtë.  Duhet marr tempoja sikurse në lojën e shahut, duhet marr tempoja në zgjidhje e këtij problemi duke ofruar menjëherë draftin e asociacionit në pajtim natyrisht me atë që thash më përpara dhe që në këtë mënyrë Serbia përfundimisht të pshtetet për muri”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit