-7.2 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Agani: Lëvizja për braktisjen e islamit, ofenduese për qytetarët

- Advertisement -

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka thënë se ashtuquajtura “Lëvizja për braktisjen e islamit”, e formuar në Deçan ditë më parë është tepër e dëmshme për unitetin qytetar.

Ai ka thënë se më këtë pjesëtarët e kësaj lëvizje kanë bërë fyerje ndaj qytetarëve të Kosovës.

“PD e vlerëson si tepër të dëmshme këtë lëvizje për kohezionin social të shoqërisë tonë, për unitetin qytetar. Pjesëtarët e asaj nisme nuk e kanë menduar në të gjitha dimensionet, e kanë parë shumë ngushtë. Kanë ofenduar qytetarët e Kosovës, sepse kanë shprehë dyshim në vlerat e tyre fetare. Qytetarët e Kosovës janë besimtarë. Kemi qenë shoqëri dhe jemi tolerante”, ka thënë Agani.

Ai tha se këto lëvizje mund të jenë të rrezikshme dhe se duhet të parandalohen. Sipas tij ky veprim duhet të analizohet baza ligjore dhe të merren veprime.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit