19.7 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Afrohet 30 shtatori, pa asnjë hap konstituues

- Advertisement -

Kanë mbetur më pak se 100 orë kohë gjatë së cilës kohë nuk mund ta kryejë asnjë funksion.

Megjithatë, Kuvendit do t’i zgjidhen duart të martën e 30 shtatorit kur edhe do të përfundojë zyrtarisht masa e dytë e përkohshme që Kushtetuesja ia vendosi këtij institucioni.

Monitoruesit e tempullit të demokracisë janë të mendimit se organi më i lartë juridik në vend do të kërkojë përsëritje të votimit për disa nënkryetarë.

Por, ndryshe thotë një njohës i çështjeve kushtetuese. Kolë Krasniqi pret që gjykata të konstatojë së Kuvendi mund të vazhdojë punën edhe pa zgjedhjen e nënkryetarit nga partia e serbëve të Kosovës, Lista Serbe.

Në masën e dytë që e vendosi më 5 shtator, veç Kuvendit, Kushtetuesja e pati ndalur edhe çdo procedurë për formimin e qeverisë.

Të ngjashme

Të fundit