Liverpooli ka bërë ofertën e parë drejt mbrojtësit Trent Alexander-Arnold, duke i dhënë 93 milionë euro për pesë vite.
Skuadra angleze dëshiron ta bind nënkapitenin të qëndrojë në “Anfield”, me Real Madridin që është i etur për ta marrë qysh në janar.
Sipas asaj që raporton “Mirror Football”, Liverpooli i ka ofruar Alexander-Arnoldit kontratë pesëvjeçare, vlera që shkon gati 100 milionë euro.
Në rast që i thotë “PO” kësaj oferte, Alexander-Arnold do të bëhet anglezi më i paguar në Premierligë.
Megjithatë, Real Madridi vazhdon të jetë i bindur se Alexander-Arnold në verë do të bëhet ‘Galaktik’ dhe të luajë pranë mikut të tij Jude Bellingham.
Reali bëri një ofertë zyrtare në janar drejt Liverpoolit, por u refuzua menjëherë nga klubi anglez. Thuhet se “Los Blancos” po konsiderojnë edhe ofertën e dytë me shpresën që t’ia ndërrojnë mendjen “Reds” për negocim.
Kujtojmë, kontrata e Alexander-Arnold skadon pas vetëm gjashtë muajve.