24.5 C
New York
Friday, July 11, 2025

Buy now

Afro 100 mijë euro ndahen për intervenime emergjente në rezidencën e Rugovës

- Advertisement -

Rezidenca e ish-presidentit Ibrahim Rugova, është dëmtuar.

Një pjesë e fasadës së saj është demoluar ndërsa një pjesë tjetër është plasaritur.

Por  pamja e saj së shpejti pritet të ndryshojë.

Kjo pasi që Ministria e Kulturës ka hapur tender në të cilin parashihet renovimi i rezidencës.

Në rezidencën e ish presidentit Ibrahim Rugova pritet qe se shpejti të bëhen intervenime emergjente. Televizioni ka provuar të marrë qëndrim nga familjaret e ish presidentit për gjendjen e Rezidencës por nuk  kanë kthyer përgjigje.

Ky tender kap vlerën e 99 mijë e 976 euro.

Sipas tenderit të shpallur në këtë çmimi parashihet blerja, transporti dhe montimi, thyerjet, largimi i materialit të papërdorur dhe të panevojshëm deri në deponi legale.

Intervenimet pritet të bëhen në kulm, tarracë e në fasadë.

Nga zyra e prokurimit në Ministrinë e Kulturës kanë dhënë detaje se sa pritet të zgjasin këto intervenime.

“Zyra e Prokurimit në MKRS ka ngritur në platformën elektronike e-prokurimit, procedurën e prokurimit:  Intervenime emergjente në Rezidencën Dr. Ibrahim Rugova – Prishtinë –procedure kjo e iniciuar nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prishtinë. Kjo procedurë nëse përfundon me një kontratë të lidhur ka për qëllim realizimin e tërësishëm të procedurës në afat prej 90 ditëve”, ka thënë për Tëvë1 Egzon Zariqi- zv.drejtor i prokurimit

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave për pjesëmarrje në këtë tender ishte deri më 3 shkurt.

Të ngjashme

Të fundit