12.4 C
New York
Sunday, November 16, 2025

Buy now

Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve (Video)

- Advertisement -

Këngëtari i muzikës popullore, Afrim Muçiqi në “Sol” në Klan Kosova ka folur për shtatën politikë në vend.

Ai tha se deputetë që nuk punojnë e kërkojnë prap votën e qytetarit, nuk e meritojnë ta marrin.

Sipas tij, të gjithë të kualifikuarit tashmë kanë lëshuar Kosovën dhe siç thotë ai, kemi mbetur në dorë të analfabetëve.

“Votoma një djalë të hallës që e kam temin, jo bre jo, se dashte s’dashte çdo temë që e bën ke me u lidh me këtë politikë të poshtër, që e ka kaplu çdo familje. T’ka hup dinjiteti i lagjes që ti jeton”, tha ai.

“Në vendin ku duhet me qenë njerëz të kualifikuar, më falni por ata e dinë, ai që është më shkollë fillore e zëvendëson atë që e ka kryer shkollën me 10’tshe. Ata që janë profesionistë të vërtetë fatkeqësisht janë jashtë vendit. Kemi mbet në dorën e analfabetëve”, përfundoi Muçiqi.

Të ngjashme

Të fundit