Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka reaguar pasi ka dështuar shkarkimi i tij nga kjo pozitë.
Në reagimin e tij, Gashi ka thënë se ka ngadhënjyer arsyeja mbi paragjykimin dhe propagandën.
“I falënderoj të gjithë deputetët që sot morën pjesë në këtë interpelancë, që diskutuan e replikuan dhe ata që me votën e tyre të lirë dhe demokratike i dhanë përgjigje kësaj interpelance.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë:
Edhe njëherë ngadhënjeu arsyeja mbi paragjykimin dhe propagandën.
I falënderoj të gjithë deputetët që sot morën pjesë në këtë interpelancë, që diskutuan e replikuan dhe ata që me votën e tyre të lirë dhe demokratike i dhanë përgjigje kësaj interpelance.
I falënderoj nga zemra edhe të gjithë ata që sot e dhanë mbështetjen e tyre në çfarëdo forme.
Vazhdojmë me përkushtimin e njëjtë ndaj detyrës!