Një tërmet i ri ka goditur Afganistanin perëndimor – disa ditë pasi dy lëkundje të mëdha në rajon vranë më shumë se 1000 njerëz.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) thotë se tërmeti me magnitudë 6.3 ra në afërsi të qytetit të Heratit. Ishte në një thellësi prej 6.3 km.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima, raporton BCC.
Më shumë se 90% e atyre që vdiqën në tërmetet e mëparshme ishin gra dhe fëmijë, tha agjencia e OKB-së për fëmijë Unicef.
Afganistani është përfshirë nga një krizë ekonomike që nga marrja e pushtetit nga Talibanët në vitin 2021, kur ndihma e dhënë drejtpërdrejt qeverisë u ndal.
Vendi goditet shpesh nga tërmete, veçanërisht në vargun malor Hindu Kush, pasi shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.
Në qershor të vitit të kaluar, provinca e Paktikës u godit nga një tërmet me magnitudë 5.9 i cili vrau më shumë se 1000 njerëz dhe la dhjetëra mijëra të pastrehë.